VIDEO/ Ja si i vidhnin ‘hajdutët’ kasafortat e bizneseve

VIDEO/ Ja si i vidhnin ‘hajdutët’ kasafortat e bizneseve

92
0
Shares
Foto ilustruese

U kapën nga policia e Tiranës pasi vidhnin kasafortat e bizneseve të ndryshme. Pas lajmit se shtetasit u arrestuan, pas disa minutash, doli në qarkullim videoja e siguruar nga “BalkanWeb” e një prej grabitjeve të bujshme të pesë anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Videoja mban datën 26 shkurt 2018. Ajo mësohet të jetë regjistruar në një market në Yzberisht, ku tre prej anëtarëve të grupit sërish të maskuar shfaqen në derën e supermarketit dhe nxjerrin nga aty një kasafortë.

Ndërsa në një moment tjetër, nga  videoja shikohen skifterët që kanë mundur të hyjnë brenda zyrave të një biznesi dhe janë vënë në kërkim të kasafortës. Ngjarja ka ndodhur në 24 shkurt 2018, siç duket edhe në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë.

Grupi që gjuante kryesisht kasafortat e bizneseve u pikas nga policia pas kryerjes së një grabitje në territorin e komisariatit nr:2 në kryeqytet.

Roja i biznesit i cili u grabit, lajmëroi policinë dhe dha përshkrime mbi 4 autorët si dhe mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas u bë i mundur neutralizimi i tyre në rreth-rrotullimin e Saukut nga agjentët e krimit pranë komisiaratit nr. 1.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY