Arrestohen 4 personat që tentuan të grabisin kasafortën e një biznesi në...

Arrestohen 4 personat që tentuan të grabisin kasafortën e një biznesi në Tiranë

80
0
Shares
foto ilustruese

Gjatë orëvë të para të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur kapja e katër personave të maskuar dhe të armatosur që po tentonin të grabisinin kasafortën e një biznesi të madh në Tiranë.

Sipas të dhënave nga polica për tvklan.al grabitësit janë kapur në zonën e Saukut. Në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë, kapuça, doreza dhe sende të cilat dyshohet përdoreshin për hapjen e braveve të dyerve të bizneseve dhe kasafortave.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e komisariat nr 1.

Ndërkohë po bashkëpunohet dhe me komisariatet e tjera të kryeqytetit për të zbuluar nëse ky grup ka lidhje me grabitje të tjera kasafortash të ndodhura gjatë tre muajve të fundit në Tiranë.

Identitetet e të arrestuarve momentalisht nuk bëhen të ditura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY