Video/ Salianji, vizitë në familjet e kuksianeve të burgosur pas protestës!

Video/ Salianji, vizitë në familjet e kuksianeve të burgosur pas protestës!

135
0
Shares

Vasil Naci dhe Isuf Gashi janë të burgosur, e teksa askush nuk po merret më me fatin e tyre, ata vazhdojnë ende të qëndrojnë në burg.

Gjatë kësaj heshtje, Deputeti Ervin salianji vendos të vizitojë 2  familjet e dy  kuksianëve të protestës të cilët mbahen padrejtësisht në burg.

Ashtu sic imazhet në video e tregojnë, situata e tyre është për të  ardhur keq.  Burgosja ka shtuar më shumë varfërinë dhe borxhet në familjet e tyre në Kukës. Ndërkohë Salianji ka dëgjuar shqetësimet e familjarëve dhe ka adresuar mesazhe ndaj kryeministrit:

 

Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz te me te varferve te vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë. Ai tregoi se zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY