Makina përplas motorrin në Bulqizë, një i plagosur

Makina përplas motorrin në Bulqizë, një i plagosur

77
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, tek rruga e ‘Arbrit’.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se është  përplasur automjeti me targa italiane DF 38EF, me drejtues shtetasin R.K, 26 vjeç, banues në Bulqizë, me një motorrçikletë pa targa me drejtues shtetasin S.K, rreth 50 vjeç”.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.K, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, është transportuar për ndihmë me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./o-n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY