Historia e 6 vajzave jetime/ Të tramatizuara nga humbja e prindërve...

Historia e 6 vajzave jetime/ Të tramatizuara nga humbja e prindërve ato jane në kërkim të një shtëpie. Deputeti Shehaj dhuron rrogën e tij.

132
0
Shares

Një histori e  6 vajzave të mbetura jetime transmetuar të martën në darkë në emisionin ‘Opinion’  ka prekur deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili  është shprehur se rrogën e deputetit, për aq kohë sa do të jetë i tillë në Kuvendin e Shqipërisë, do t’a dhurojë për  atyre.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj pasi degjoi rastin tragjik,

Ai theksoi se kjo është shumë pak, pasi është i bindur se kjo nuk është zgjidhja.

Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën pa ndihmë dhe në mes të katër rrugëve. ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndohmojnë këto gjashtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre. Rasti i tyre do të transmetohet në një emision të veçnatë të martën tjetër dhe ku të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë, mund t’i bashkohen nismës.

Historia

Në fshatin Surrej, rreth 1 orë larg qytetit të Kukësit, jetojnë për momentin 6 motra që kanë mbetur jetime.

Fati i mori babain 6 vite me pare, dhe nënën përpara 3 muajsh. Që nga ajo ditë, këto vajza jetime humbën kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar dhe mundësinë për të jetuar një jete normale.

Besarta është 15 vjeç dhe njëkohësisht motra e madhe. Ajo është ende e traumatizuar nga humbja e te dy prindërve dhe shtëpisë.

Motrat me te vogla, Doruntina dhe Dashamirja janë 7 vjeç. Ato sapo kishin filluar klasën e pare, por u detyruan ta lënë përgjysmë 3 muaj me parë për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi.

Ajo që kërkojnë këto vajza është e thjeshtë: një vend që të mund ta quajnë “shtëpi” nga ku askush nuk mund t’i përzëre, një shkolle që ta frekuentojnë pa e ndërprerë, ushqim dhe dashuri nga çdokush që mund të dhurojë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY