“Dallime midis Tahirit dhe Xhafajt, por të dy janë… nga ‘Koha e...

“Dallime midis Tahirit dhe Xhafajt, por të dy janë… nga ‘Koha e Ramës’”

42
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, av. Ylli Manjani, ka vazhduar me komentet e tij të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, denoncimeve të forta të PD ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Sot Manjani shkruan: “Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”. Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor. Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroina! S’ka më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….S’ka më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane… Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi! Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë koha e Ramës! Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë… Na rroftë Rekomandimi!”, përfundon Manjani me ironi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY