Opozita në aksion politik, bllokon komisionin e Edukimit: Fatmir Xhafaj të japë...

Opozita në aksion politik, bllokon komisionin e Edukimit: Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen, nuk do të ketë seanca normale

69
0
Shares

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot, nga salla e Komisionit të Edukimit se, “Derisa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen nuk do të ketë as seancë dhe as komisione normale”.

Paralajmërimi i është drejtuar kryeministrit dhe qeverisë nga kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, i cili bashkë me deputetët e këtij komisioni kanë hyrë të gjithë në komision dhe nuk kanë lejuar zhvillimin e punimeve, por i kanë mëshuar me forcë denoncimeve të forta lidhur me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dënuar me 7 vite burg në Itali.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka debatuar me kolegët e PS-së duke u thënë se çfarë diskutimi mund të bëjmë ne për trashëgiminë kulturore, kur po i lini drogë dhe vetëm drogë fëmijëve tanë. “Mos heshtni, mos u bëni palë me krimin shtetëror,” bëri thirrje Vokshi.

Pas këtyre debateve, mazhoranca ka tentuar të kundërpërgjigjet dhe është larguar nga komisioni, për të mos u përballur me faktet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY