DETAJE/ Ku fshihej dhe si u arrestua Arbër Çekaj

DETAJE/ Ku fshihej dhe si u arrestua Arbër Çekaj

354
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Shtetit njoftoi këtë të premten arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbi Garden”, në kontenierin e së cilës u gjetën plot 613 kilogramë kokainë.

38-vjeçari u arrestua në një provincë të Dusseldorf-it. Burimet thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY