Konkurrenca e pandershme, linjat ndërqytetëse paralajmërojnë protesta

Konkurrenca e pandershme, linjat ndërqytetëse paralajmërojnë protesta

110
0
Shares

Drejtuesit e kompanive të linjave të transportit ndërqytetës, kanë paralajmëruar nisjen e protestave, pasi sipas tyre konkurenca e paligjshme po i çon ata drejt falimentimit.

Paralajmërimi është bërë këtë të premte nga përfaqësues të shoqatës së Transportit Ndërqytetës, të cilët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë, për të hequr nga qarkullimi automjetet e paliçencuara si furgonë apo taksi 4 + 1.

Problemi kryesor që hasim ne sot si shoqëri transporti, është transporti i paligjshëm që po lulëzon ditë pas dite dhe nuk na lënë ne që të vazhdojmë aktivitetin tonë të ligjshëm. Bëhet fjalë për taksi apo furgonë gaz e benzinë. Bëjmë ankesa dhe na thonë se nuk kemi çfarë t’iu bëjmë. Ata merren me ne që jemi të ligjshëm. Kërkojmë nga institucionet që të zbatohet ligji”, thotë Ilir Lulaj.

Ne jemi në prag falimentimi nëse vazhdohet kështu. Transport i paligjshëm, linja të dubluara, shumë probleme, por ne do të përshkallëzojmë lëvizjet tona, do dalim në greva dhe protesta, nuk ka rrugë tjetër”, thotë Veli Bezati.

Nga ana tjetër, ata kërkojnë edhe ndërtimin e terminaleve, pasi në shumë qytete të vendit ato mungojnë.

Problemi kryesor që hasim, është mungesa e terminaleve. Edhe këtu në Tiranë n’a është premtuar, por nuk u ndërtua. Vetëm bashkia Fier e ka ndërtuar terminalin për autobuzët”, thotë Ilir Lulaj.

Sipas shoqatës së Transportit Ndërqytetas, nga 80 liçenca që u shfuqizuan, 43 prej tyre u rikthyen përsëri në treg, duke bërë që linjat të shtohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY