MOTI/ Sot dhe nesër koha e paqëndrueshme, ja cilat zona rrezikohen nga...

MOTI/ Sot dhe nesër koha e paqëndrueshme, ja cilat zona rrezikohen nga shiu

166
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të mbetet në ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë Veriperëndimore të cilat do të mbajnë në vendin tonë me mot relativisht të paqendrueshëm me rreshje të pakta shiu.

E Mërkurë 18 dt Prill 2018

Dita e Mërkurë dt 18 Prill moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të cilat në zonën Qëndrore dhe Jug të vendit do të shoqërohen me rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Tempertrut do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 10/23°C

Zonat e ulëta 13/26°C

Zonat bregdetare 13/26°C

E Enjte 19 dt Prill 2018

Dita e Enjte dt 19 Prill moti do të jetë me kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe vranësira ne zoant malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 10/22°C

Zonat e ulëta 14/27°C

Zonat bregdetare 15/27°C

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY