DYSHIMI/ Një ish-zyrtar i vrarë i implikuar në skandalin e tokave në...

DYSHIMI/ Një ish-zyrtar i vrarë i implikuar në skandalin e tokave në Velipojë

206
0
Shares

Me qindra hektarë tokë në bregdet janë përfituar padrejtësisht në bashkëpunim me zyrtarë të Hipotekave dhe të pushtetit vendor.

Ky është raporti paraprak i Njësisë Task-Forcë në Policinë e Shtetit, nga ku rezulton se madje në Velipojë edhe deti është marrë në pronësi. Një ish-zyrtar mendohet se është vrarë, pasi ka dyshime se ka lidhje me këtë skandal.

Një pjesë e detit të Velipojës është në pronësi të disa personave, të cilët, në bashkëpunim me zyrtarë të Hipotekave, kanë falsifikuar dokumentet.

Kjo është gjetja skandaloze e konstatuar në raportin paraprak të Njësisë Task-Forcë të Policisë së Shtetit, e cila ka kontrolluar dokumentacionin për pronat në të gjithë bregdetin.

Në këtë skandal mendohet se është impikuar edhe një ish-zyrtar në Veri të Shqipërisë, i cili është ekzekutuar me kallashnikov para pak kohësh.

Ekspertët kanë ngritur dyshime pasi në banesën e tij janë gjetur dokumente pronësie, pikërisht për tokën në Velipojë.

Hetimi sapo ka filluar dhe çeshtja është ende në verifikim nga policia.

Nga ana tjetër edhe në Himarë janë nën survejim nga Task Forca e policisë 2 punonjës të bashkisë, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me disa persona, të cilëve u kanë kaluar në pronësi disa toka në bregdet.

Në total mendohet se janë qindra hektarë tokë në të gjithë vijën bregdetare, për të cilat ka dyshime se janë përfituar në mënyrë abuzive.

Ndarja sipas ligjit 7501 dhe shndrrimi nga ranishte në tokë arë është skema klasike e këtyre abuzimeve. Hetime po zhvillohen edhe në Durrës, Vlorë dhe zona të tjera bregdetare. Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY