FOTO GALERI/ Policia nxjerr me forcë nga salla deputetët e gazetarët, Basha:...

FOTO GALERI/ Policia nxjerr me forcë nga salla deputetët e gazetarët, Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës

86
0
Shares

Kryetari i PD-së reagon në “Facebook”, për situatën e sotme te Gjykata e Tiranës.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shprehet Basha.

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi gjyqësor për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Seanca e njoftuar për në orën 09:00 ka nisur me gjysmë ore vonesë.

Seanca po zhvillohet mes tensioneve, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar të ndjekin procesin në sallën e gjyqit. Ata janë nxjerrë jashtë sallës me forcë nga policia. Në sallë nuk janë lejuar as mediat.

Që në orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY