FOTO & EMRI/ Gomonia me gjysmë ton kanabis, ja kush është një...

FOTO & EMRI/ Gomonia me gjysmë ton kanabis, ja kush është një nga policët e arrestuar

285
0
Shares
Bledar Kuçi

Policia italiane ka kapur mëngjesin e sotëm një gomone me 500 kilogramë kanabis sativa. Ndërsa në Itali janë arrestuar dy skafistët në Vlorë janë prangosur dy oficerë policie. Pas operacionit antidrogë që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet italiane, ka reaguar dhe Policia Shqiptare.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se operacioni ka qenë i përbashkët dhe janë arrestuar dhe dy policë të portit të Vlorës. Njëri prej tyre është nënkomisari Bledar Kuçi.

Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.

Bledar Kuçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY