VIDEO & EMRA/ Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 11 në...

VIDEO & EMRA/ Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 11 në pranga, 2 prej të cilëve shqiptarë

187
0
Shares

Një tjetër operacion policor është bërë gjatë ditës së sotme nga policia italiane ku janë arrestuar dy shqiptarë si pjese e një grupi që trafikonte drogë dhe nga të cilët u arrestuan 11 persona.

Policia italiane njofton se ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një organizatë trafikantësh droge. 11 anëtarë të bandës janë arrestuar, 7 prej tyre në arrest me burg mes të cilëve dhe dy shqiptarët Elio Çela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç, ndërsa  4 të tjerë në arrest shtëpiak.

Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni i koduar “Sta senza pensier” ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cash, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 plumba të kalibrave të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY