Protesta e fuqishme në Tiranë, opozita më e bashkuar se kurrë

Protesta e fuqishme në Tiranë, opozita më e bashkuar se kurrë

156
0
Shares

Pamje nga protesta e sa shtunes

Disa mijëra protestues të opozitës marshuan të shtunën me 27 janar 2018 përballë kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie antimafie.

Turmës që kishte mbushur të gjithë bulevardin në një gjatësi gati 1 km iu drejtuan qytetarë, të papunë dhe emigrantë të cilët treguan historitë e tyre. Një emigrante në Francë larguar nga Shqipëria vetëm pak muaj më parë tha se ndodhej në një cader prej disa muajsh. “U largova për shkak të farëvrisë. Nuk kisha mundësi jetese atje”, tha ajo. Ndërsa një ish-oficer i policisë, Dritan Zagani, që aktualisht është azilant politik në Zvicër tha se u largua nga vendi pasi bllokoi makinën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që transportonte drogë me kushrinjtë e tij Habilaj. Ish-ministri Tahiri më përndoqi tha ai dhe donte më fuste edhe në burg që unë të mos kisha mundësi të flisja. Sot janë vertetuar ato që thashë atëherë, shpjegoi Zagani, Habilajt janë në burg në Itali ndërsa ish-ministri Tahiri po ndiqet penalisht për trafik droge.

Drejtuesit më të lartë të opozitës në Shqipëri iu drejtuan protestës duke i ftuar ata të ngjallin shpresen dhe guximin për të rrëzuar një qeveri të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Në rradhë te para të protestës ishin edhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (PBKDSH), kryetari i së cilës Ali Nezaj nuk mund të fliste për shkak se prej disa kohësh ka lënë Shqipërinë nga përndjekja politike që i bëri qeveria.

Postera dhe banera perpara policise, poshte zyres se kryeministrit

Ata mbanin në dorë banera ku kërkonin rrëzimin e qeverisë si dhe postera me figurat e dëformuara të ministrave. Ata herë pas here thërrisnin emrin e kryetarit të tyre për tí kujtuar qeverisë repesionin politik ndaj zërave opozitarë dhe kundërshtarëve të regjimit.

Protesta shënohet si protesta më e madhe që ka mabjtur opozita që nga viti 2013 kur socialistët morën pushtetit.

Mediat më të mëdha perëndimore e përshkruan atë si një protestë shumë të madhe që kërkonte rrëzimin e  qeverisë, ndalimin e korrupsioni dhe trafikut të drogës. Euroneës, AP, Reuter’s, AFP dhe shumë agjenci e mediat të tjera të shkruara, online dhe audiovizive folën për protestën duke sensibilizuar kështu edhe politikën ndërkombëtare për situatën e rëndë në Shqipëri. Artur Bego

Ne foto, pasqyrimi i protestes nga mediat e huaja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY