Ilir Meta i nis videon për Fevzon, Edi Ramës: Do të këmbehesh...

Ilir Meta i nis videon për Fevzon, Edi Ramës: Do të këmbehesh me Fredin

474
0
Shares

Ilir Meta i ka nisur nga studio e Opinion një videomesazh Edi Ramës, shumë i ngjashëm por në drejtim të kundërt me atë kur Rama me Lefter Kokën i nisën Nasip Naços në 2017.

Meta i tha Ramës se do të zëvendësosh Fredin, duke patur parasysh Fredin Belerin që është në burg.

Meta i kujtoi Ramës kohen kur ai ishte ministër kulture dhe Meta, Kryeministër, kur e mbështeti ndërkohë që Nano donte ta hidhte sërish.

Kreu i PL i tha se nuk ka qënë kurrë as basketbollist i mirë por se regjistronte koshat dhe i shfaqte më pas. Meta theksoi edhe premtimin e PL për 4 milionë shqiptarë në Shqipëri.

Më herët ai zbuloi se këshilltari i tij për rrjetet sociale ishte blerë nga Rama dhe ka sabotuar daljet e tij publike. Me këtë rast redaktoi pak edhe një video ku ndërsa thith aroma lule agrumesh thotë ‘Prill-Maj, p*dhit mos iu ndaj”. Meta mohoi fjalën e papërshtatshme duke thënë se ka qënë “Prill-Maj, Vlorës mos iu ndaj”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY