Avokati paralajmëron: Kallëzim penal për personat që lejuan ekstradimin e Nezar Seitaj

Avokati paralajmëron: Kallëzim penal për personat që lejuan ekstradimin e Nezar Seitaj

184
0
Shares
Nezar Seitaj

Avokati i Nezar Seiatj, ka reaguar sot, për ekstradimin e klientit të tij, drejt Italisë.

Sipas Detar Hysit, ekstradimi i Seitajt, është bërë në tejkalim të kompetencave. Duke akuzuar për shpërdorim detyre, Hysia paralajmëron kallëzim penal për prokurorët që lejuan ekstradimin e klientit të tij.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova dhe fakte të ndodhura në shtetin tonë! Kjo prokurori nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetence. Unë i kam njoftuar se po ekstradohej Seitaj dhe ata s’morën asnjë masë. Do të depozitoj kallëzim penal për prokuroret”, shprehet Hysi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY