Monika Kryemadhi: S’ka më ndal! Ka ardhur koha që Rama të ikë...

Monika Kryemadhi: S’ka më ndal! Ka ardhur koha që Rama të ikë një orë e më parë

103
0
Shares

Edhe Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, i drejtoi një përshëndetje qindra e mijëra shqiptarë që protestojnë sot kundër Edi Ramës, i cili ka mbetur i vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën asnjë minut. Kryemadhi tha se sot është në protestë si një nënë, si një vajzë shqiptare, e cila do vendin e saj.

“Sot vij këtu për të përfaqësuar zërin e çdo shqiptari, çdo nenë, çdo gruaje që nuk ka mundësi për të ushqyer fëmijët, për të gjithë ata studentë që nuk mund të paguajnë tarifat e studimeve, protestojmë për të gjithë ata shqiptarë që nuk kishin ujë dhe i vuri sahat puseve të ujit, ky kryeministër do të vendosë sahat edhe për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që urren vendin dhe familjen e tij, ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara.

Ky njeri që sot është vetëm, sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë dometehen të jetë vetëm. Është i zhytur në zullumin e tij dhe s’ka ambasador, qeveri, burrë apo grua që mund ta shpëtojë. Ky njeri ka 20 vjet në pushtet, ka abuzuar ka mashtruar, sot bën njeriun më të moralshëm.

Ju kërkoj falje që i dhamë shansin këtij njeriu që 20 vjet të tallet me shqiptarët. Ju bëj thirrje që të ngrihemi dhe të protestojmë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Të protestojmë për të gjithë ata  gjimnazistë që sot ndodhen nën dhunën e shpërndarësve të drogës së Ramës. Sot protestojmë për të gjithë ata studentë, mësues, mjekë e infermierë, për të papunët dhe kërkojnë shpresë. Sot ky bulevard ka këputur zinxhirët e varfërisë dhe frikës. Sot frikë nuk kanë më shqiptarët, por ka Edi Rama. Falënderoj për të gjithë ata qytetarë europianë dhe amerikanë që sot iu bashkuan protestës së opozitës. I them punonjësve të policisë që lufta janë me trafikantët e drogës, të cilët jo vetëm njollosën uniformën e policisë, por edhe gjakun e të rënëve. Protestoni me ne për të larguar këtë të keqe nga Shqipëria. Në 2011 ju mbrojtët flamurin kombëtar nga bandat e Edi Ramës që e flakën në rrugë. Bashkojuni me ne në këtë protestë, sepse ju jeni vëllezërit dhe motrat tanë.

Sot më shumë se kurrë ne jemi këtu bashkë pa dallim, ne jemi këtu për një Shqipëri, për Shqipërinë e bukur dhe të begatë, për Shqipërinë që do i vërë çizmen Edi Ramës. Ka ardhur koha ti themi ndal Edi Ramës, nga ky moment mos ndaloni, ngrijeni zërin, ne do të jemi me ju në çdo protestë tuajën. Ky njeri që donte tepsinë për vete e ka dhe le ta hajë me makarona. Ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara. Ky njeri është vetëm i mbytur në zullumin e tij që nuk ka drejtësi ambasadorë,  qeveri, lule, vajza gra që ta shpëtojnë se i ka të gjithë kundra”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY