VIDEO MESAZHI/ Dritan Zagani apel kolegëve në Polici: Denonconi lidhjet e politikanëve...

VIDEO MESAZHI/ Dritan Zagani apel kolegëve në Polici: Denonconi lidhjet e politikanëve me krimin dhe trafikun e drogës

154
0
Shares

Dritan Zagani, oficeri i policisë që drejtoi dhe hetoi për herë të parë bandën Habilajt dhe lidhjet e tyre me Saimir Tahirin.

“Lufta ime ndaj krimit nisi para 20 vitesh. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantët e drogës, i bëj thirrje kolegëve të mi në Policinë e Shtetit të denoncojnë lidhjet e krimit me politikën. Dua të kthehem dhe do të kthehem ndaj dhe dua që krimi dhe kriminelët të mos jenë më në qeveri”, tha ai.

Mesazhi i plotëi Dritan Zaganit

“Përshëndetje! Unë jam Dritan Zagani. Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer Policie dhe prej 3 vitesh në mënyrë të pandërprerë në arrati, ku sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjin, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit të lidhur me eprorët e tyre.

Unë u bëj thirrje kolegëve të  mi në Policinë e Shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajon të denoncojnë lidhjet e krimit kushdo që qofshin ato, sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë.

Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve, por kjo nuk është zgjedhja ime që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në Parlament. Sikur nuk shkon apo jo?! Unë dua të kthehem dhe do të kthehem. Ndaj dhe dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY