Duka: Kjo qeveri nuk ka detyrime ndaj qytetarëve, por ndaj krimit dhe...

Duka: Kjo qeveri nuk ka detyrime ndaj qytetarëve, por ndaj krimit dhe drogës

60
0
Shares

Agron Duka, Kryetar i PAA-së, theksoi se Edi Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit dhe drogës, ndaj ai nuk ka lidhje me qytetarët.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë kontratë apo detyrim ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që i sollën në pushtet, që janë krimi dhe droga. Ndaj mos u habisni kur kjo qeveri nuk ju përgjigjet, nuk kujdeset dhe nuk ju përfill”, tha Duka.

Sipas tij, nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë pa subvencione direkte.

“Si prind dua të ndaj shqetësimin e përbashkët për largimin e mijëra të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria. Është detyra jonë ti themi stop këtij fenomeni. Bashkë duhet të luftojmë mbi një politikë të vlerave, për mbajtjen e fjalës dhe premtimeve të dhëna dhe jo mashtrimeve”, tha Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY