Takimi me Lu pasohet nga ai me krerët e PD në rrethe,...

Takimi me Lu pasohet nga ai me krerët e PD në rrethe, Basha: I prijmë revoltës popullore, ndalim Ramën me protesta

154
0
Shares

Në ambientet e selisë blu u zhvillua paraditen e sotme një takim 60 minutësh midis lideri opozitar Lulzim Basha dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, me kërkesë të këtij të fundit. Takimi “kokë më kokë” u mbajt vetëm dy ditë pas protestë së opozitës, të cilën Lu e kritikoi për dhunë, por Basha ka treguar vullnet për të vijuar me kryengritje popullore përballë hapave antikushtetues që hedh mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

Pas takimit me ambasadorin amerikan, Basha ka zhvilluaur një takim me krerët e Partisë Demokartike në rrethe, pikërisht për të diskutuar organizimin e protestës së janarit. “Do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë. Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror dhe për këtë protesta vendos,” tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY