VIDEO/ Grushti i Bujar Çelës ndaj Kejdi Mehmetaj, shikoni videon e përplasjes...

VIDEO/ Grushti i Bujar Çelës ndaj Kejdi Mehmetaj, shikoni videon e përplasjes në Kuvend të papublikuar më parë

352
0
Shares

Një nga fotot më të komentuara nga përballja e opozitës me mazhorancën në Kuvend gjatë seancës së të hënës është padyshim ajo që tregon grushtin e deputetit socialist Bujar Çela ndaj koleges së tij nga LSI, Kejdi Mehmetaj. Videon e plotë të këtij momenti e ka publikuar mesditën e sotme kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili e ka dënuar sjelljen e kolegut të tij socialist, por edhe koleges së LSI.

“Kurrë më parë nuk kish ndodhur. Shikoni se si deputetet Kryemadhi dhe Mehmetaj sulmojnë deputetët dhe u marrin kartat e votimit. Më vjen keq për Keidin për faktin që është vajzë, për moshën që ka, edhe për reagimin e kolegut Çela. Por as deputetit dhe as qytetarit të thjeshtë të drejtën e votës nuk mund t’ia heqë askush”, shkruan Balla ne FB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY