Greqi, ndalohet anija me 10 ton kanabis, trafikantët shkëmbejnë zjarr me forcat...

Greqi, ndalohet anija me 10 ton kanabis, trafikantët shkëmbejnë zjarr me forcat greke

151
0
Shares

Një sasi rekord prej rreth 10 ton hashash u sekuestrua nga policia greke pranë brigjeve të Kretës, në një anije që ishte nisur nga Siria. Në pranga ranë 6 trafikantë sirianë, të cilët shkëmbyen zjarr me forcat detare greke.
Ata u pikasën teksa lundronin rreth 50 milje detare larg brigjeve jugore të ishullit. Anija me mbishkrimin “Andreas” me flamurin e Tanzanisë dhe sipas mediave greke po lundronte në drejtim të ishullit të Maltës.
Droga kishte si destinacion tregun europian. Mjeti lundrues u pikas nga radarët e një nëndetëseje greke. Pas marrjes së njoftimit, forcat detare greke iu drejtuan anijes së ngarkuar me lëndë narkotike.
Ata u përballën me të shtënat me armë të 6 sirianëve që ndodheshin në bordin e anijes. Por pas shkëmbimit të zjarrit, forcat greke arritën tu vinin prangat, ndërsa anija u dërgua në portin e Agia Galinit në Kretë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY