DENONCIMI/ Policë e gardistë pastruan e boshatisën zyrat e Tahirit te Garda,...

DENONCIMI/ Policë e gardistë pastruan e boshatisën zyrat e Tahirit te Garda, u zhdukën provat

130
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha ka denoncuar edhe sot përpjekjet siç thotë ai të trinomit Rama-Tahiri-Xhafa për të zhdukur provat që lidhin ish-ministrin me Habilajt dhe 863 mijë eurot e Orest sotës. Sipas Bashës menjëherë pas publikimit të denoncimit të tij për zyrat e Tahirit tek Garda ka nisur një aksion i shpejtë për t’i boshatisur këto dy ambiente që përdorte Saimir Tahiri te Garda e Republikës.

Denoncimi i Lulzim Bashës:

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje: Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat. Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Saimir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS. Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan. E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY