1 ton drogë në Velipojë transportohej me furgon, ja oficeri i policisë...

1 ton drogë në Velipojë transportohej me furgon, ja oficeri i policisë që doli garant

222
0
Shares

Një oficer policie është vënë në pranga në flagrancë në Velipojë, në lidhje
Në operacionin e mëngjesit, të zhvilluar në fshatin Viluni të Velipojës, ku u sekuestruan 1 ton kanabis sativa që po bëheshin gati për trasnportim drejtim të Italisë, është arrestuar edhe një oficer policie. Oficeri i policisë kishte dalë garant për transportin e drogës dhe është vënë në pranga në flagrancë në momentin që ka nisur operacioni antidrogë. Nga frika e dekonspirimit, operacioni antidrogë është mbajtur sekret ndaj punonjësve të Policisë së Shkodrës, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana. Në këtë operacion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, mes tyre njëri që ka qenë në furgonin që ishte transportuar kanabisi. Përpos drogës është bllokuar edhe gomonia që do të transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY