Historia e trishtë e familjes në Memaliaj, sëmundja e Denisit 17 vjeçar...

Historia e trishtë e familjes në Memaliaj, sëmundja e Denisit 17 vjeçar i ka ngujuar

244
0
Shares

Prej vitesh tashmë familja Çapuni i ka mbyllur dyert për gëzime. Fati i keq ka bërë qe djali i tyre 17 vjeçar, Denisi, të vuajë nga një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme. Familja Capuni jeton sot në qytetin e Memaliajt mes halleve dhe problemeve të shumta sociale por edhe shëndetësore. Djali i vetëm i ciftit Capuni, dergjet në shtrat prej shtatë vitesh. Ai ka lindur i shëndetshëm por në moshën 10 vjeccare, u konstatua me një sëmundje tepër të rrallë që prek 1 në 10.000 persona. “Diskopi muskulare” është sëmundja me të cilën është diagnostikuar Denisi qysh në vitin 2009 . Familja katër anëtarëshe Capuni, jeton në mjerim të plotë. Ajo u detyrua të lëvizë nga fshati Arrëz e Madhe dhe të përqëndrohet në qytetin e Memaliajt, pikërisht për shkak të sëmundjes së Denisit me qëllim që të ketë më afër spitalin. E ëma e Denisit, Enkelejda ndodhet e “ngujuar” brenda katër mureve të dhomës ku është Denisi.

Sa kohë keni që e trajtoni djalin në këtë mënyrë?
“17 vjet, 7 vjet kam qenë më mirë jo me shumë problem. Nga këto dhjetë vite i ka pasur shumë me problem i ka vuajtur shumë edhe me dhimbjen edhe me deformimin e kockave dhe me problemet e zemrës. Ishim në fshat, pasi Denisi u rëndua dhe ngeli kështu, skisha as mjekësi afër u detyruam dhe erdhëm këtu”-flet e nënë e Denisit të sëmurë.

Një dashamirës i kësaj familjeje, biznesmen nga Vlora, paguan qeranë mujore si dhe korentin. I ati i Denisit, Dashamir Capuni endet në Memaliaj apo Tepelenë, në kërkim të ndonjë pune sa për të mbajtur frymën familja.

“Nga gjendja ekonomike jemi copë-copë nëse mund të themi se vetëm me kempin e tij shtyhemi. Marrim ilaçet e tij, të cilat shkojnë 170 mijë lekë vete ilaçi Jo drita jo ujë, ndonjëherë po doli puna shkojmë, por është shumë vështirë për punë se nuk ka”-thotë kryefamiljari dhe babai i Denisit, Dashamir Capuni.
Keni pasur ndihma nga shteti?
-Jo
Keni kërkuar?
-Kështu kam kërkuar, por kush?

Mes dhimbjes dhe sedrës që mbart në vete, Denisi 17 vjecar i mundur nga sëmundja që e ka lënë në shtrat, flet aq sa mund të flasë me një të panjohur dhe aq më tepër me dikë që e interviston.
Bashkëbisedim me djalin e swmurw Denis Capuni:
Si ia kalon ti?
-Mirë.
Të vijnë shokët këtu apo jo?
-Po.
Po mësusja?
-Po.
Mëson ti apo jo?
-Po.
Mban mend kur ke qenë për herë të fundit  dhe ecje për herë të fundit?
-Në fshat.
Kur para sa vitesh, mban mend se sa vjeç ke qenë?
-Jo nuk e mbaj mend.

Kjo është historia e dhimbshme e familjes Capuni e cila mes halleve dhe problemeve të shumta, kërkon edhe atë pak vëmendje nga shteti jo për luks dhe as për qejf, por për të përmirësuar sadopak jetën për djalin e tyre, fundi i të cilit tashmë është i ditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY