VIDEO/ Kapshticë, 36 pako me drogë, 1 person në pranga

VIDEO/ Kapshticë, 36 pako me drogë, 1 person në pranga

147
0
Shares

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën ka sekuestruar 34 pako me drogë me peshë 61 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë,  në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë  Korçë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Klajdi Beqir, 29 vjeç,  banues në Korçë.

Më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Opel Zafira” me targa AA304PT.  Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe  të  Doganës  bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.  Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar  në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasëm të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike. Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithësej : 34 pako me peshë 61 kg e 400 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY