EMRI/ Megaoperacioni në Vlorë, arrestohet një person

EMRI/ Megaoperacioni në Vlorë, arrestohet një person

130
0
Shares

Policia Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ”Delta Forcë”, gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij personi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike kanabis sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet, një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Kontrollet nga ana e policisë po vazhdojnë si edhe po punohet për verifikimin e automjeteve dhe shtetasve të cilët janë shoqëruar ditën e sotme në ambientet e Policisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY