FOTO/ Operacioni “Parking 90”, trafikonin drogë nga Shqipëria në Greqi, Prokuroria kërkon...

FOTO/ Operacioni “Parking 90”, trafikonin drogë nga Shqipëria në Greqi, Prokuroria kërkon 37 vite burg për 4 persona

95
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sot dënimin me 37 vjet burg për katër shtetas, të akuzuar se bashkë me katër shtetas të tjerë, të arrestuar dhe të dënuar në Greqi, janë pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e një sasie prej rreth 240 kg lëndë narkotike canabbis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky rrjet trafiku është zbuluar pas një hetimi të përbashkët shqiptaro-grek në datë 08. 04. 2014 në zonën e Kozanës, në aksin Kapshticë-Athinë, pas një operacioni të koduar “Parking 90”.
Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda cilëson fajtor dhe kërkon dënimin e shtetasve, Ergest Prifti,  Fadil Demaj, Naim Maloku dhe Ezmir Jauri (për moskallëzim krimi).
Gjykimi për këta 4 persona është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që për bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin Gentian Dervishi, procesi po vijon me gjykim normal.
droga6Këta persona, në bashkëpunim edhe me shtetasit Edmond Kabashi, Julian Bedollari, Erion Velo dhe Georgios Moysidis, të cilët u arrestuan dhe aktualisht janë dënuar në Greqi për këtë fakt penal, janë përgjegjës për sigurimin, transportin dhe trafikimin e 240 kilogramë lëndë narkotike, e cila, pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe greke, u zbulua në një automjet në zonën e Kozanës, në aksin Kapshticë-Athinë, në datë 08. 04. 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY