PD pa kandidat edhe në Finiq, “për arsye të forta” tërhiqet Lefter...

PD pa kandidat edhe në Finiq, “për arsye të forta” tërhiqet Lefter Karajani

123
0
Shares

PD do të shkojë në votimin e 21 qershorit, pa kandidatin e saj edhe në Finiq. Kandidati i kësaj apatie për Bashkinë Finiq, Lefter Karajani, është tërhequr nga gara.
Ai ka dorëzuar kërkesën për dorëheqjen e tij nga gara për kreun e bashkisë në KZAZ numër 89.
Në deklaratën që ka dorëzuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, Karajani e ka argumentuar dorëheqjen e tij nga gara zgjedhore me arsye të forta familjare, por pa dhënë hollësi  se për çfarë arsyesh të forta, bëhet fjalë konkretisht, deri sa të dorëhiqet nga gara, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY