Cikloni në Greqi/Shpëtohet një familje emigrantësh shqiptarë me një djalë 3 vjeç

Cikloni në Greqi/Shpëtohet një familje emigrantësh shqiptarë me një djalë 3 vjeç

90
0
Shares

Cikloni i rrallë mesdhetar “Ianos” ka goditur fuqishëm disa zona të Greqisë. Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga permbytjet.

Mësohet se në një prej operacioneve të shpëtimit që u realizua me sukses para pak çastesh dhe që ishte në zhvillim prej disa orësh, u shpëtua edhe një familje emigrantësh shqiptarë me një fëmijë tre vjeç të cilët ishin të rrethuar nga ujërat në fshatin Sofadhës të Kardhitses.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur në Greqi. Sipas mediave greke, stuhia “Ianos”, ka goditur brigjet e Greqisë Perëndimore.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY