Socialistët të ndarë për kreun e KLSH, 3 emrat që janë kundër...

Socialistët të ndarë për kreun e KLSH, 3 emrat që janë kundër propozimit të Metës

105
0
Shares

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar pak para seancës plenare e cila ishte planifikuar të niste punimet në orën 10:00.

Mesohet se një pjesë e deputetëve ka rene dakord për emrin e Arben Shehut të miratuar nga Komisioni i Ekonomisë.

Por Zv. kryeministri Erion Braçe, si dhe Spartak Braho dhe Bashkim Fino kanë pasur kritika, duke kërkuar llogari pse u pranua emri i tij për t’u votuar në krye të KLSH.

Megjithatë PS ka vendosur të mbështesë kandidaturën e tij, por gjithsesi ka gjasa që votimi në Kuvend të shtyhet për javën tjetër duke qenë se nuk ishte futur në rend dite.

Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën propozimin ePresidentit të Republikës Ilir Meta, për kryetarin e KLSH.

Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së, pasi tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga komisioni.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY