Plagoset me armë zjarri i riu në Shkodër, detajet e para pas...

Plagoset me armë zjarri i riu në Shkodër, detajet e para pas konfliktit

39
0
Shares

Një i ri është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, tek ish-kryqëzimi i degës, ku pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ai  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY