Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, konfirmohet viktima Dritan Haxholli dhe i plagosuri, polici i Burgut, Bledar Toci, jashtë rrezikut për jetën.
Eshte bërë publike dhe dëshmia e gruas, ndaj të cilës thuhet se lindi sherri dhe ishte motivi i vrasjes dhe zenkes mes burrave.
“Shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet.
Duke ndarë problemin me Bledar Tocin, me të cilin dyshohet se kishte filluar lidhje të re, ky i fundit i ka siguruar se do ta zgjidhë problemin me Dritan Haxhollin. Rreth orës 23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.
Në momentin që Marsida e ka ftuar brenda per tu sqaruar, Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Tocit, duke e lene të plagosur. Menjehere dhe Toci ka reaguar duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit, duke e lene te vdekur ne vend.
Gruaja ishte e martuar dhe është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa burri i saj eshte emigrant dhe jetonte në Gjermani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/