Një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën, teksa si pasojë e një sherri, u shënua një viktimë dhe një i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën e një gruaje, ku një efektiv i policisë së burgjeve është përplasur me armë me një tjetër person.
Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi Bledar Toci 36 vjeç dhe ka humbur jetën personi tjetër, Dritan Haxholli, ish-partner i gruas së re.
Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Priten detaje të tjera zyrtare nga policia, por paraprakisht dyshohet se sherri ka lindur për një vajzë, ku kjo e fundit kishte thirrur te afermin e saj polic pas zenkes me ish-të dashurin.
Ish-partneri i saj ka hyrë në banesë dhe ka qëlluar me armë, duke lene fillmisht policin të plagosur, por Bledar Toci e ka qëlluar në shenjë duke e lene të vdekur në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/