Vdes nëna dhe foshnja në Tiranë, dyshohet nga AH1N1

Vdes nëna dhe foshnja në Tiranë, dyshohet nga AH1N1

71
0
Shares

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në Senatorium ditën e sotme. Shkak për vdekjen e saj dyshohet se është bërë virusi  AH1N1.

Gruaja e prekur nga AH1N1 bëri lindje të parakohshme, ndërsa një foshnje ndërroi jetë në maternitet.

Foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitet në Tiranë.

Kujtojmë se ka patur disa raste të tilla të prekjes nga virusi AH1N1. Deri më tani numërohen 5 të tilla, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik më herët deklaroi se nuk kishte vend për panik, pasi rastet ishin specifike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY