EMRI/Gjyqi për ‘Avdylajt’, humb ndjenjat njëri nga të arrestuarit

EMRI/Gjyqi për ‘Avdylajt’, humb ndjenjat njëri nga të arrestuarit

81
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit të fundit nga policia ku u arrestuan 27 persona.

Mësohet se gjatë seancës, njërit prej të arrestuarëve  i ka rënë të fikët në sallë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Vlash Gazulli, i cili ka humbur ndjenjat. Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë.

Deri  tani burime bëjnë me dije se para gjykatës do të dalin 34 persona, edhe pse policia ka bërë të ditur vetëm 27 arrestime ditën kur u bë publik operacioni.

Në seancën e sotme do të jepet masa dhe për dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe anëtarët e grupit Avdylaj.

Deputetët e PS-së akuzohen për korrupsion dhe tjetërsim të pronave, ndërsa ende vijon të jetë në kërkim ideuesi i laboratorit në Has, Admir Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY