VIDEO/Rikthehen aksionet e policisë në Shkodër, në pranga një 39 vjeçar

Policia ka vijuar me aksione të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Kontrolle të befasishme janë fokusuar kryesisht në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Policia njofton se kontrollet janë bërë për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë një 39 – vjeçar, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Shkodër, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

F.B, 39 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Dyshohet se shtetasi F. B, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1998795356866207/?t=29

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje