Vrau prindërit, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 21 vjeçarin

Vrau prindërit, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 21 vjeçarin

91
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Mirald Metallarin. I riu  i vrau dy prindërit e tij në korrik 2017 në banesën e tyre në Bathore.

Shkak për konfliktin është bërë ndërtimi një muri rrethues pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh.

Metallari u prangos teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë.

Mirald Metallari vrau babain e tij Miftar Metallari me armën e këtij të fundit, pasi Miftari ishte efektiv policie.

Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari, ndërsa 21 vjeçari para gjykatës pranoi krimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY