I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 37 vjeçari në Elbasan, akuzat që...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 37 vjeçari në Elbasan, akuzat që rëndojnë mbi të

69
0
Shares

Një 37 vjeçar ishte shpallur kërkim ndërkombëtar nga policia për një sër akuzash të cilat rëndojnë mbi të.

Policia e Elbasanit  ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme kapjen e tij,

Specialistët për Hetimin e Krimit   në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

  • Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e  veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY