VIDEO/ Momenti kur krokodili sulmon qenin dhe më pas tërheq në ujëra...

VIDEO/ Momenti kur krokodili sulmon qenin dhe më pas tërheq në ujëra edhe të moshuarën

156
0
Shares

Një sulm fatal ka ndodhur nga një aligator ndaj 85-vjeçares Gloria Serge në Florida. Në videon e regjistruar  duket se plaka fatkeqe ka nxjerrë qenin e saj për shëtitje pranë një liqeni. Në një moment, aligatori shfaqet , pa e vënë re 85-vjeçarja dhe nxiton për të kapur qenin, raportoi një tv i Floridës.

Mediat amerikane publikuan edhe telefonatat dramatike në polici: “O Zot, aligatori e kapi atë. Një aligator kapi një grua”.

“Sa i madh është ai?” oficeri i policisë që iu përgjigj thirrjes dëgjohet duke pyetur . “Ai është i madh, nuk kam me çfarë ta arrij”, përgjigjet fqinji i frikësuar i 85-vjeçares që pa sulmin.

Duke përshkruar ngjarjen, gruaja thotë se “aligatori kapi qenin dhe e mori gruan e moshuar me të”.

“Më kujtohet që doli në sipërfaqe dhe gulçonte për ajër. I thashë të notonte në një varkë me pedale dhe ajo u përgjigj: Nuk mundem, aligatori po më mban”, tha fqinji, 77-vjeçari Carol, siç raportohet nga kanali televiziv lokal ËPBF .

Aligatori afërsisht 3 metra i gjatë dhe 300 kilogramë u pikas nga një helikopter i policisë lokale, u kap dhe më pas u eutanizua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY