Aksidenti me 4 viktima, policia jep detaje të reja

Aksidenti me 4 viktima, policia jep detaje të reja

45
0
Shares

Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt në Kosovë ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën :

A. M ( M/K) , viti i  lindjes 1984, A. I  ( M/K),    viti i lindjes 1986, M.B ( M/K)     viti i lindjes 2000 dhe, A. I ( M/K)      viti i lindjes 2002.

Ndërsa të lënduar janë :

F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipe të emergjencave dhe zjarrëfikësit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatën e PK’së.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY