Merret “peng” tubacioni i madh i naftës që furnizon industrinë dhe avionët...

Merret “peng” tubacioni i madh i naftës që furnizon industrinë dhe avionët nga Texas në New York

225
0
Shares

Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara thotë se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik e cila mori peng sistemin kompjuterik të kompanisë dhe për pasojë ajo ka ndaluar përkohësisht të gjitha veprimtaritë e tubacionit, raporton Zeri i Amerikës.

Kompania “Colonian Pipeline” nuk tha se kush ishin autorët dhe se çfarë i ishte kërkuar. Sulmet kibernetike që marrin peng sistemet kompjuterike, zakonisht përfshijnë hakerë kriminalë që kërkojnë shuma të mëdha parash përkundrejt lirimit të sistemeve kompjuterike.

Kompania “Colonial Pipeline” transporton benzinë, naftë dhe karburant për avionë nga rafineritë që gjenden në Gjirin e Meksikës përmes tubacioneve nga Teksasi deri një Nju Xhersi. Kompania tha se ka punësuar një firmë të sigurisë kibernetike për të hetuar natyrën dhe qëllimin e sulmit si dhe ka kontaktuar agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY