Raketa kineze jashtë kontrollit, alarmohet Italia, në hartë edhe Shqipëria, amerikanët bëjnë...

Raketa kineze jashtë kontrollit, alarmohet Italia, në hartë edhe Shqipëria, amerikanët bëjnë llogaritjen se ku do të përplaset

382
0
Shares

Imazhi i raketës kineze që po bie në Tokë, kapur nga satelitët

Një raketë hapësinore kineze ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet të godasë më tokë këtë mbrëmje. Në hartën e shteteve të publikuar sot nga BBC ku mendohet rënia e këtij objekti ishte edhe Shqipëria.

Kjo raketë që po bie prej 3 ditësh nga hapësira, hyri në atmosferën e planetit tonë ditën e sotme. Mediat italiane publikuan edhe pamjet e para të raketës pas hyrjes në atmosferë, imazh që është kapur nga një teleskop në Itali.

Askush nuk e di vendndodhjen e saktë se ku do të bjerë kjo raketë. Por ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e saj do të shpërbëhet në ajër. Ndërkohë që Mbrojtja Civile në Itali beson se pjesë apo mbetje të raketës hapësinore mund të bien në disa rajone të vendit.

Mediat italiane “Ansa” dhe “TgCom24” raportojnë se rajonet ku ka dyshime që pjesë të raketës mund të bien janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Sicilia dhe Sardenja. Ekspertët italianë kanë këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Autoritetet italiane po ndjekin në vijimësi se çfarë do të ndodhë me raketën, nëse do të shpërbëhet në atmosferë apo nëse do të ndryshojë trajektore. Ndërkohë, shumë institucione në Itali janë mobilizuar.

Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se gjasat që raketa të shkaktojë dëme në popullatë janë shumë të vogla, 1 në 1 milion. Sipas tij, pjesa më e madhe e raketës me 21 ton mbetje do të digjet në ajër, ndërsa pjesa tjetër do të bjerë në oqean.

Ndryshe nga sa ndodh në situata të tilla kur agjencitë hapësinore kanë opsionin e vetëshkatërrimit të raketës nëse diçka shkon keq, në këtë rast Kina nuk kishte përgatitur një plan të tillë.

Por ushtria amerikane ka bërë një parashikim se ku mund të rrëzohet raketa hapësinore. Duke analizuar trajektoren moment pas momenti, CNN raporton se ushtria amerikane ka parashikuar që mbetjet e raketës do të bien në Turkmenistan në Azinë Qëndrore të shtunën rreth orës 19:00 sipas kohës lokale. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY