Zbulohet lidhja me shqiptarët e biznesmenit që u vra sot në ishullin...

Zbulohet lidhja me shqiptarët e biznesmenit që u vra sot në ishullin Zakynthos

467
0
Shares

Mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta por edhe një lidhje me shqiptarët të biznesmenit Dionysis Korfiatis i cili u ekzekutua sot në ishullin Zakynthos.

Protothema” shkruan se  biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në shtëpinë e tij.

Korfiatis u qëllua sot për vdekje me 20 plumba ndërsa ndodhej në një zyrë kontabiliteti.

Biznesmenit pak kohë më parë iu vra gruaja në një pritë, ku vetë 54-vjeçari shpëtoi duke u larguar me shpejtësi. Për ngjarjen e sotme për mediat ka folur xhaxhai i grekut, që ishte i pranishëm në zyrën e kontabilitetit në momentin kur e qëlluan.

Vrasësit ishin me një makinë “Fiat Panda”. Ata ndaluan, hynë brenda në zyrë, e vranë atë dhe u larguan.

 

Kjo ishte e gjitha”  tha xhaxhai. Vrasja ndodhi në një nga ishujt e famshëm grekë ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY