VV kerkon përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

VV kerkon përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

51
0
Shares

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.

“Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës” shkruan ai në një postim

Abazi thotë se në qarkun e Tiranës janë kryer shkelje të shumta si në momentin e votimit, por edhe të numërimit të votave duke akuzuar komisionerët sidomos mbi pavlefshmërinë e fletëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY