Amerikanët e OSBE-së: Blerje votash, përdorimi i administratës dhe të dhënat personale,...

Amerikanët e OSBE-së: Blerje votash, përdorimi i administratës dhe të dhënat personale, hije mbi zgjedhjet në Shqipëri

479
0
Shares
numerim votash

Misioni i SHBA-ve në OSBE ka dalë me një deklaratë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku thuhet se blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorimi i administratës ishin problem në këto zgjedhje.

“Ndërsa ka shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative. Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave që mbetet ende një problem dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e misionit të SHBA në OSBE:

SHBA-të përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY