Luçiano Boçi thyen herësin, ja çfarë shkruan për garën e tij të...

Luçiano Boçi thyen herësin, ja çfarë shkruan për garën e tij të dyfishtë

1079
0
Shares

Kandidati i PD, Luçiano Boçi i cili ishte në zonën gri të listës së PD në Elbasan ka thyer herësin duke fituar mandatin e deputetit.

Ai ka shkruar një mesazh sot ku ndër të tjeta shpreh mirënjohjen për demokratët e Elbasanit. Boçi ka zhvendosur Eugen Isain.

“Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!
Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon”, shkruan Boçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY