Ilir Beqja, letër shkodranëve që e lanë jashtë listës së deputetëve

Ilir Beqja, letër shkodranëve që e lanë jashtë listës së deputetëve

173
0
Shares

Drejtuesi politik i PS për Shkodrën Ilir Beqja ka mbetur jashtë listës fituese duke u bërë kështu një nga viktimat e renditjes në lista nga ana e Ramës.

Ai ka punlikuar sot një mesazh për socialistët e qytetit verior ku PS mori numër minimal kandidatësh, një me shumë se Tom Doshi që fitoi 2 deputetë.

“Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.

Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.

Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën.

Gjithsesi, Shkodra është e para.

Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë”, shkruan Beqja, një ndër ministrat më të përfolur të Ramës. a.b

Me përulje dhe sinqeritet,

Ilir Beqaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY