Lihet në burg: Deshi të digjte kutitë e votimit të dielën në...

Lihet në burg: Deshi të digjte kutitë e votimit të dielën në Libofshë

33
0
Shares
numerimi votash

U dha masa e arrestit me burg për Mikel Postollin, 37 vjeçari që bentë thirrje për djegien e kutive të votimit në fshatin Agim të Libofshës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 kur po realizohej transporti i kutive të votimit nga fshati drejt qytetit të Fierit.

37 vjeçari është mbajtur në paraburgim deri në ditën e sotme ku është dhënë vendimi për masën e arrestit me burg.

“Mikel Postolli banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë”, thuhet në pretencën e akuzës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY